Flash News

KRYESORE

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë alarmon Rusinë: Nuk do rrimë këmbëkryq

Baza ajrore e NATO-s në Kuçovë alarmon Rusinë: Nuk do

Rusia duket se është shqetësuar nga vendimi i NATO-s për ta shndërruar bazën ajrore të Kuçovës në bazë të saj rajonale për operacionet ushtarake të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Për këtë vendim ka reaguar analisti ushtarak rus Sergei Jermakovi në një shkrim të titulluar “Ushtria perëndimore në kufi”.

“Në samitin e fundit, vendet e NATO-s ranë dakord të rrisin potencialin ushtarak. Pastaj ranë dakord për forcimin e komponentit ushtarak në kufijtë jugorë të NATO-s. Ballkani në këtë drejtim luan një rol shumë të rëndësishëm, sepse ajo i jep qasje të NATO-s në të gjitha sfidat e saj të mëdha – nga Rusia në Afrikën e Veriut, dhe në të gjithë rajonin e Detit Mesdhe dhe atij të Zi”, thotë Jermakovi.

Më tej, analisti shkruan, duke ju referuar Rusisë se nuk mund të qëndrojë indiferente ndaj këtij vendimi.

“Tani nuk ka dy blloqe që janë në konflikt të drejtpërdrejtë, siç ishte gjatë Paktit të Varshavës dhe NATO-s. Megjithatë, NATO jo vetëm vazhdon të ekzistojë, por po zgjerohet. Ne nuk mund të jemi indiferentë ndaj kësaj. Është plotësisht e qartë se aftësitë e tyre ushtarake, përfshirë dhe aspektin bërthamor, janë të drejtuara kundër Rusisë. Është ky për fat të keq një fakt. Nuk mund të mos na shqetësojë unaza rreth vendit tonë që sa vjen e ngushtohet me rritjen e numrit të vendeve që hyjnë në NATO”, shton analisti rus.

Të fundit