Flash News

KRYESORE

Baza e NATO-s në Kuçovë, Lubonja: Qytetarët nuk do përfitojnë asgjë; Rama po kërkon të forcojë pushtetin

Baza e NATO-s në Kuçovë, Lubonja: Qytetarët nuk do

Analisti Fatos Lubonja nuk është aq entuziast për lajmin që publikoi kryeministri Edi Rama, i cili njoftoi hapjen e një baze ushtarake të NATO-s në Kuçovë. Sipas tij, Shqipëria nuk ka nevojë për projekte të tilla pasi është e mbushur plot me ndërtime ndërsa nuk beson se njerëzit e thjeshtë do të kenë ndonjë përfitim.

“Aq më tepër është qesharak ky kryeministri, pse do thoni ju? Sepse ky del nëpër botë si artist, vizionar, më thoni ju një artist që merret me instalime bazash ushtarake? Artistët janë kundra luftës, ky artisti i madh merret i gëzuar që na sjell bazë ushtarake këtu. Popull qesharak duhet me thënë, se ske ca i bën se edhe opozita nuk flet fare, se amerikanët, thonë se nuk duhet të flasin fare se përndryshe na e merr ky pushtetin. Këta nga mëngjesi në darkë mendojnë si të forcojnë pushtetin e tyre, mos harroni se deri dje ka thënë për Trumpin që është një rrezik për botën, tani bashkëpunon me Trump që të ndërtojë një bazë ushtarake në Shqipëri. Kemi ca para që do ndahen, po nuk e dimë kush do i marri”, thekson Lubonja.

Në analizën e tij, Lubonja shton se vendime të tilla duhet të miratohen në parlament, pavarësisht se bëhet fjalë për një bazë amerikane dhe por njëkohësisht kërkon më shumë pransparencë. “Këto janë gjëra kombëtare që nuk lidhen vetëm me sot, por edhe me të ardhmen e Shqipërisë, një interes i madh kombëtar. Si vendosen këto, kush i vendos? Unë mendoj që këto duhet ti vendosë parlament, pavarësisht se është bazë amerikane, aleat i madh, po prapë baza ushtarake është. Ky popull ka nevojë të di. Se kështu vendosi edhe për armët kimike, për muxhahedinët, edhe kjo ska transparenvë. Nuk po flasim edhe për rrezikimet që mund të na sjellë kjo bazë”, përfundoi Lubonja në një intervistë dhënë për emisionin “Opinion” në News 24.

Të fundit