Flash News

KRYESORE

“Baza ushtarake në Sarandë për oligarkët”, Meta i përgjigjet Bashës: Hetimet i bën Prokuroria

“Baza ushtarake në Sarandë për oligarkët”, Meta

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur thirrjes së kreut të opozitës, Lulzim Basha, i cili pak ditë më parë denoncoi kryeministrin Edi Rama se po u jep oligarkëve një pjesë të territorit të bazës ushtarake në Sarandë.

Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve në një dalje për mediat, Meta tha se hetimet i bën prokuroria por si president i ka kërkuar ekipit të tij të sigurisë që të bëjnë verifikimet përkatëse.

Hetimet i zhvillon Prokuroria, por si president sapo jam njohur me një pretendim të tillë. Kam kërkuar nga ekipi im i Sigurisë Kombëtare që të nisë verifikimet që të kemi një qëndrim publik e të saktë”, tha presidenti.

Deklarata e Bashës në 2 korrik: 

Në sekret të plotë, është marrë një pjesë e territorit e bazës ushtarake navale të marinës së flotës luftarake detare në Sarandë dhe është bërë gati t'u jepet klientëve të qeverisë. Mbetet të verifikohet se kujt do i jepet, por emrat e përmendur janë të dyshuarit e zakonshëm, pjesë e 5 apo 6 oligarkëve që marrin çdo gjë në këtë vend.

Shpresoj që të jetë një lajm i rremë, në radhë të parë sepse largimi i territoreve nga forcat e armatosura, nuk mund të bëhet në mënyrë sekrete, por transparente se cenon sigurinë kombëtare.

U bëj apel të gjitha institucioneve të sigurisë kombëtare, nga ato ekzekutive deri te komandanti i përgjithshëm i forcave të armatosura të investigojnë nëse është e vërtetë që në ditët e tyre të fundit po falin bazat detare oligarkëve për zhvillime klienteliste pa garë.

 

 

 

Të fundit