Flash News

KRYESORE

BBC e ironizoi për atletet, Gentian Zenelaj e krahason me Kim Jon un: Stili "të verbofsha me atletet e mia të reja"

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër, në kuadër të një Samiti për Ballkanin Perëndimor, një iniciativë e nisur nga Kancelarja gjermane, Angela Merkel 5 vite më parë.

Pavarësisht se është një ngjarje e rëndësishme, ku tema kryesore është promovimi i stabilitetit ekonomik, sigurisë dhe bashkëpunimit politik mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, kryeministri Rama u shfaq i veshur me atlete të bardha gjatë takimeve me homologun grek.

Veshja e kryeministrit ka tërhequr edhe vëmendjen e BBC, e cila në një postim në ‘Twiter’, ironizon duke shkruar: ‘Duket se dikush nuk ka marrë këpucët’.

Ironia ka vijuar edhe në Shqipëris, pasi Rama bëhet sërish faktor në takime të rëndësishme, duke thyer etikën e veshjes.

Aktori i njohur i humorit, Gentian Zenelaj e ironizon, ndërsa e krahason me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jon un.

“Mirëmëngjes shoku ynë...ja dole edhe kësaj radhe ..ja more në kthesë gjithë liderëve ...BBC foli për ty ...të gjithë ne u morëm me ty..jam i lumtur. besoj të tillë ngazëllim ndjen edhe një koreanoverior kur lexon në gazetë që lideri i vet ka shpikur hamburgerin ..ose që flet me delfinët. E pabesueshme shoku ynë ....stili "të verbofsha me atletet e mia të reja" funksionoka përsëri”, shkruan Genti në rrjetet sociale.

Të fundit