Flash News

KRYESORE

BDI e Ali Ahmetit humbet terren te shqiptarët në Maqedoni, 'Aleanca' në rritje të shpejtë

BDI e Ali Ahmetit humbet terren te shqiptarët në Maqedoni,

Bashkimi Demokratik për Integrim është partia që është votuar më shumë nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, por sundimi prej disa dekadash duket se po sjell pasoja.

Partia e drejtuar nga Ali Ahmeti vijon të gëzojë mbështetje me 18.8% të elektoratit shqiptar që do e votonte në rast se zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sot. Por BDI po ndjen presionin e partisë 'Aleanca për Shqiptarët', e drejtuar nga Ziadin Sela, e cila po njeh rritje të shpejtë në elektorat. Sipas sondazhit të IPPGG, 14.2% e shqiptarëve do të votonin në zgjedhje për 'Aleancën'.

Gjithsesi, 32.5% e shqiptarëve janë shprehur se nuk do të merrnin pjesë në zgjedhje, çka tregon për mosbesim të madh te partitë që pretendojnë se i përfaqësojnë.

Të fundit