Flash News

KRYESORE

BE akordon fond prej 2.5 milionë eurosh për bizneset e Ballkanit Perëndimor

BE akordon fond prej 2.5 milionë eurosh për bizneset e Ballkanit

Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në Ballkanin Perëndimor mund të përfitojnë nga fondi prej 2.5 milionë euro të planifikuar nga Komisioni Evropian.

Projekti do të mundësojë që më shumë se 1,200 biznese të vogla dhe të mesme nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin mbështetje konkrete nga CIF6 BB gjatë tre viteve të ardhshme. Qëllimi është që të përmirësohet kapaciteti prodhuese dhe eksportuese, të bëhen furnizues të korporatave shumëkombëshe, si dhe të tërheqin fondet e BE-së investimet e huaja, sipas një deklarate të fundit të institucionit.

Financimi parashikohet të bëhet i ditur me detaje, përmes takimit që do të kenë Drejtori për Ballkanin Perëndimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme për Politikën e Fqinjësisë Evropiane, Genoveva Ruiz Calavera dhe kryetarit të bordit drejtues të ËB6 CIF, Marko Cadez, gjatë takimit të gjashtë vjetor në kuadër të Iniciativa e Procesit të Berlinit për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në Poznan të Polonisë.

BE beson se integrimi i fuqishëm ekonomik i Ballkanit Perëndimor është një hap përpara për rajonin në procesin e pranimit në union. / Burimi: Monitor

Të fundit