Flash News

KRYESORE

BE dënon sulmin ndaj Klodiana Lalës: Autoritetet të hetojnë menjëherë ngjarjen

BE dënon sulmin ndaj Klodiana Lalës: Autoritetet të hetojnë

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka dënuar sulmin e bërë mëngjesin e sotëm ndaj gazetares Klodiana Lala.

BE thotë se fton autoritetet që të hetojnë plotësisht dhe menjëherë ngjarjen ndërsa thekson mbështetjen për gazetarët në vijën e frontit të raportimit mbi krimin e organizuar në Shqipëri.

“Dënojmë sulmin kundër gazetarit investigative Klodiana Lala dhe përsërisim mbështetjen tonë më të fortë për gazetarët në vijën e frontit të raportimit mbi krimin e organizuar në Shqipëri. Ne ftojmë autoritetet që të hetojnë plotësisht dhe menjëherë ngjarjen”, thuhet në reagimin e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë.

Të fundit