Flash News

KRYESORE

BE dhuron 100 mln euro për rindërtimin, Der Leyen: Shqipëria do të ngrihet më e fortë

BE dhuron 100 mln euro për rindërtimin, Der Leyen: Shqipëria do

100 milion euro nga buxheti europian do të shkojnë për procesin e rindërtimit.

Lajmin e dha nga Bruksel Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen teksa dha edhe mesazhe inkurajuese për shqiptarët.

Në fjalën e saj në Konferencën e Donatorëve, Der Leyen deklaroi se e gjithë bota u solidarizua me Shqipërinë dhe nënvizoi se Shqipëria do të ketë mbështetjen e Europës për t’u ngritur më e fortë dhe më e sigurt pas kësaj fatkeqësie.

Ajo theksoi se ndihma për Shqipërinë erdhi përtej ndasive politike, duke përmendur se ekipet e shpëtimit erdhën pa asnjë kusht nga Kosova e Serbia dhe e gjithë bota.

Sot me këtë pjesëmarrje mbresëlënëse tregoni reagimin e fortë ndaj thirrjes së Shqipërisë. E gjithë bota është mobilizuar në mbështetjen tuaj. Nga Turqia, deri në Zvicër, e SHBA. Ne kemi parë ekipe shpëtimi serbe dhe kosovare. E kemi parë këtë përtej ndarjes politike.

Është e qartë se Shqipëria e vetme se përballon dot këtë barrë, ndaj jemi mbledhur këtu. Sot i premtojmë popullit shqiptar se jemi aty për një kohë të gjatë. 100 milion euro nga buxheti i BE, (përveç 50 milionëshit të parë). Ju ftoj të gjithëve që të ndihmoni Shqipërinë, që të ngrihet në këmbë shpejt. Shqipëria do të ngrihet më e fortë dhe më e sigurt në zemër të familjes sonë evropiane dhe unë mbështetem te ju për këtë gjë”, tha Von Der Leyen.

Të fundit