Flash News

KRYESORE

"BE do të vazhdojë të ofrojë ndihmë", Soreca: Javën tjetër pritet të vijnë pajisje të tjera mjekësore

"BE do të vazhdojë të ofrojë ndihmë", Soreca:
Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca ka bërë me dije se javën e ardhshme priten të vijnë në Shqipëri ndihma të tjera mjekësore, në kuadër të luftës kundër pandemisë së Covid-19. Përmes një reagimi në Twitter, Soreca gjithatu apelon qytetarët që të respektojnë rregullat e distancimit social, në mënyrë që vendi të dalë sa më shpejt nga kjo krizë. “Ne duhet të jemi rezistent dhe të disiplinuar në luftën ndaj Covid-19. Të gjithë duhet të respektojmë rregullat në fuqi për të ndihmuar gjithë komunitetin të dalë nga kriza. BE do të vazhdojë të ofrojë ndihmë thelbësore. Dorëzimi tjetër i pajisjeve mjekësore që është planifikuar, do të vijë javën tjetër,” shkruan Soreca.

Të fundit