Flash News

KRYESORE

BE e shqetësuar: Ministria e Brendshme të jetë aktive në goditjen e bandave

BE e shqetësuar: Ministria e Brendshme të jetë aktive në

Delegacioni i Bashkimit Europian vijon konsultimet me shoqërinë civile në Shqipëri me qëllim hartimin e raportit të Këshillit Europian.

Qëllimi i delegacionit është mbledhja e fakteve ngafushat të ndryshme për të parë se sa janë përmbushur detyrat integruese nga ana e Shqipërisë. Përfaqësuesit e delegacionit përshëndetën aksionet e fundit të Policisë së Shtetit, të cilat përfunduan me arrestimin  e disa personave problematikë.

“Gjatë muajit të fundit, janë marrë disa  aksione të policisë, ndërsa Bashkimi Europian i mirëpret këto aksione. Këto janë rezultate që ka pritur BE dhe kjo duhet ruajtur. Ministria e Brendshme duhet të jetë aktive në goditjen e grupeve kriminale. BE do mbledh informacion nga agjencitë, bizneset, faktet do të mblidhen dhe kontrollohen dhe pastaj verifikohen”,  pohoi Luigi Soreca.

Delegacioni i BE-së, po ashtu iu bëri thirrje institucioneve shqiptare që të përfshijnë sa më shumë  organizata në qeverisjen e tyre, pasi angazhimi qytetar është shenjë vitale për demokracinë.

Të fundit