Flash News

KRYESORE

BE gjobit për herë të tretë gjigantin Google me 1.49 miliardë euro

BE gjobit për herë të tretë gjigantin Google me 1.49

Google është dënuar për të tretën herë me një gjobë nga Bashkimi Europian.

Kompania u gjobit me një shumë prej 1.49 miliardë euro (1.69 miliardë dollarë) të mërkurën nga komisionerja evropiane e konkurrencës, Margrethe Vestager, lidhur me praktikat antikonkurruese sa i takon shërbimit reklamues të AdSense.

Vestager sqaroi se Google u ndëshkua për praktikat e paligjshme të reklamave.  "Ata nuk duhet ta bëjnë këtë,- u mohuan konsumatorëve zgjedhje, produkte inovative dhe çmime të drejta", sqaron Vestager

Po ashtu, Google u gjobit edhe dy herë tjera vitet e fundit, konkretisht me me 5 miliardë dollarënë muajin korrik të vitit të kaluar për abuzimin e dominimit të Android, si dhe me 2.7 miliard dollarë në shtator 2017 për shërbimin e saj të blerjeve.

Të fundit