Flash News

KRYESORE

BE i bën thirrje Iranit që të tërhiqet, nuk po respekton marrëveshjen bërthamore

BE i bën thirrje Iranit që të tërhiqet, nuk po respekton

Vendet evropiane, që kanë nënshkruar marrëveshjen bërthamore me Iranin, i kanë bërë thirrje Teheranit që të tërhiqet nga hapat e fundit për të rritur nivelin e uraniumit të pasuruar.

Gjermania, Britania, Franca dhe Bashkimi Evropian shprehën në një deklaratë të përbashkët "shqetësim të thellë se Irani nuk po përmbush disa nga angazhimet e tij, sipas marrëveshjes bërthamore të vitit 2015".

Irani njoftoi më 8 korrik se kishte pasuruar uraniumin, përtej nivelit të pastërtisë prej 3.67 për qind, të lejuar sipas marrëveshjes, duke kaluar nivelin 4.5 për qind.

Nënshkruesit evropianë të marrëveshjes, gjithashtu u bën thirrje të gjitha palëve "të veprojnë me përgjegjësi drejt uljes së tensioneve të vazhdueshme".

Me marrëveshjen e vitit 2015, Irani ka kufizuar aktivitetin bërthamor në këmbim të lehtësimit të sanksioneve ndërkombëtare.

Por, në maj të vitit të kaluar, presidenti amerikan, Donald Trump dhe që atëherë, SHBA-ja ka rikthyer sanksionet kundër Iranit.

Të fundit