Flash News

KRYESORE

BE i hap rrugë Shqipërisë për importin e pajisjeve të mbrojtjes personale. Vendimi përshëndetet nga Basha

BE i hap rrugë Shqipërisë për importin e pajisjeve të

Bashkimi Europian ka lejuar vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe Shqipërinë, që të importojnë pajisje mbrojtëse mjekësore nga vendet e BE. “Propozimi i Komisionit Europian për të përjashtuar Ballkanin Perëndimor nga autorizimi i eksportit të pajisjeve mbrojtëse personale është aprovurar dhe hyn në fuqi këtë të dielë. BE vazhdon të ofrojë ndihmë konkrete dhe qëndrojë pranë Shqipërisë dhe gjithë rajonit në kohë nevoje!", shkruan Soreca që poston vendimin e Komisionit Evropian, që hyn në fuqi këtë të diel.

Ndërkohë këtë vendim të BE-së e ka përshëndetur Kryedemokrati Lulzim Basha. “Mirënjohje për ndihmën e vazhdueshme që vjen nga BE dhe solidaritetin në përballjen me COVID19. Shqipëria ka shumë nevojë për ndihmë për të mbrojtjur ekipet shëndetësore dhe për sigurinë e njerëzve”, shkruan Basha. Kjo është ndihma e radhës që BE i ofron vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë dhe Shqipërinë, në këtë periudhë të vështirë krize për shkak të situatës së koronavirusit.

https://twitter.com/lulzimbasha_al/status/1253701807135752193

Të fundit