Flash News

KRYESORE

BE kritikon Facebook, Twitter dhe Google: Nuk po bëni mjaftueshëm për të luftuar dezinformimin

BE kritikon Facebook, Twitter dhe Google: Nuk po bëni mjaftueshëm

Zyrtarë të Bashkimit Europian janë shprehur se Facebook, Twitter dhe Google nuk po bëjnë mjaftueshëm për të luftuar dezinformimin në platformat e tyre

Në kuadër të planit për të luftuar dezinformimin në median sociale, kompanitë nënshkruan vullnetarisht një propozim për mënyrën sesi do të luftonin këtë fenomen vitin e kaluar.

Kompanitë duhet të rrisnin transparencën dhe të luftonin llogaritë e rreme. Në një deklaratë, zyrtarët kritikuan përgjigjen e kompanive duke thënë se duhet të shohim më shumë progres.

“Platformat nuk kanë ofruar mjaftueshëm nëse politikat dhe mjetet e reja po aplikohen siç duhet në mbarë vendet e Bashkimit Europian. Raportet ofrojnë shumë pak informacion rreth rezultateve dhe masave të ndërmarra”, thuhej në deklaratë.

Facebook, Twitter, dhe Google u kritikuan sepse nuk kanë dhënë mjaftueshëm informacion dhe zyrtarët u shprehën të shqetësuar nga situata.

Të fundit