Flash News

KRYESORE

BE kundër marrëveshjes Shqipëri-Itali për 20 emigrantët

BE kundër marrëveshjes Shqipëri-Itali për 20 emigrantët

Bashkimi Europian ka dalë kundër marrëveshjes Shqipëri-Itali për pranimin e 20 emigrantëve  nga Lindja e Mesme dhe Afrika.

Kjo sepse sipas Natasha Bertaud, zëdhënëses së Këshillit Europian, është në kundërshtim me ligjet e brendshme të unionit.

Ajo është shprehur për “Ansa” se një vend i unionit nuk mund t’i dërgojë emigrantët në një vend të tretë, pa shqyrtuar më parë kërkesën e tyre për azil. E aq më pak për t’i dërguar në Shqipëri, një vend që nuk është as vendi i origjinës, as destinacioni i tyre final dhe as vend tranzit në rrugën e tyre drejt BE-së.

“Për të dërguar emigrantët në Shqipëri, siç parashihet me marrëveshjen e arritur midis qeverisë së Romës dhe asaj të Tiranës, në rastin e personave të mbetur në anijen “Diciotti”, Italia duhet të marrë pëlqimin e vetë personave më përpara”, është shprehur zëdhënësja e BE-së, Natasha Bertaud për “Ansa”.

“Dërgimi i azilkërkuesit në një vend të tretë, pa e vlerësuar kërkesën për azil, përbën refuzim dhe nuk lejohet as nga BE dhe as nga e drejta ndërkombëtare”, theksoi më tej Bertaud.

Të fundit