Flash News

KRYESORE

BE letër për heqjen e taksës ndaj Serbisë me një kusht, Haradinaj: S’ndryshojmë qëndrim

BE letër për heqjen e taksës ndaj Serbisë me një kusht,

Kosova nuk ka pranuar asnjë kompromis në këmbim të heqjes së taksës 100% ndaj Serbisë. BE u ofroi zëvendësimin e emërtimit UNMIK me Kosovo* nëse hiqet kjo taksë.

Zyrtarja e lartë e BE-së Federica Mogherini, komisioneri Hahn dhe komisionerja për tregti Malmstrom i dërguan një letër kryeministrit Ramush Haradinaj, duke u ofruar këtë opsion për zgjidhjen e ngërçit me Serbinë.

Nga ana tjetër, mediat në Kosovë shkruajnë se Haradinaj është i vendosur të mos ketë asnjë qëndrim të ri, pavarësisht ofertës nga BE.

Avni Arifi ka konfirmuar se Qeveria e ka pranuar letrën në fjalë për të cilën kryeministri do t’i kthejë përgjigje këtë të hënë.

“Letra nuk përmban asnjë rresht me ndonjë qëndrim që nuk është i njohur për qytetarët e Kosovës. Të gjitha qëndrimet e Qeverisë janë të njohura për qytetarët”, tha Arifi, shkruan Express.

Pas dështimit në INTERPOL për të cilin Serbia loboi maksimalisht kundër Kosovës, qeveria mori vendim për taksë 100% ndaj produkteve serbe dhe atyre boshnjake.

Të fundit