Flash News

KRYESORE

"BE mbështet Këshillin", Soreca takon kryetaren e KLGJ: Plotësimi i pozicioneve të mbetura në Gjykatën e Lartë, përparësi kryesore

Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me kryetaren e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit, Naureda Llagami, në të cilin është folur rreth rolit që do të luaj ky organ në sistemin e ri të gjyqësorit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Soreca shkruan se plotësimi i pozicioneve të mbetura nga Gjykata e Lartë mbetet një përparësi kryesore.

“U takova sot me Kryetaren e KLGJ-së, Naureda Llagami. Këshilli luan një rol kryesor në sistemin e ri të gjyqësorit. Plotësimi i pozicioneve të mbetura të Gjykatës së Lartë mbetet një përparësi kryesore. BE-ja mbështet Këshillin dhe përpjekjet e tij për të rritur pavarësinë dhe efikasitetin e sistemit gjyqësor”, tha Soreca.

Të fundit