Flash News

KRYESORE

BE me rezolutë të re kundër influencës ruse: Strategji më e ashpër për të ndaluar përpjekjet për ndërhyrje

BE me rezolutë të re kundër influencës ruse: Strategji

Ligjbërësit e Bashkimit Evropian kanë përgatitur një rezolutë që parashikon një strategji më të ashpër ndaj influencës ruse, kryesisht në fushatat elektorale.

Sipas DW, rezoluta e cilëson Rusinë burim kryesor të dizinformimit në Europë, andaj dhe kërkohet një strategji më e ashpër për të ndaluar përpjekjet për ndërhyrje

Gjatë sesionit plenar të mbajtur dje në Bruksel u përgatit një rezolutë për ndërhyrjet në fushata elektorale të vendeve të huaja dhe për dizinformimin. 469 deputetë europianë votuan për rezolutën, 143 ishin kundër saj dhe 47 abstenuan.

“Parlamentarët vënë theksin në rezolutë tek “rrezikshmëria e lartë e natyrës që ka propaganda ruse”. Prandaj, ata i kërkuan Komisionit të BE-së dhe Këshillit të BE që të përgatisë një strategji më efektive për t'iu përgjigjur dizinformimit rus "në mënyrë më të shpejtë dhe më të ashpër”.

Parlamenti i BE-së është i shqetësuar për ndërhyrjet jo vetëm në BE, por edhe në vendet fqinjë. Në rezolutë dënohen "aksionet agresive në rritje” nga vende të treta, aksione që kërkojnë të dëmtojnë demokracinë dhe sovranitetin e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe vendeve partnere lindore. Vendet partnere lindore janë gjashtë vendet, përfshirë Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Për të ndihmuar këto vende, BE duhet të mbështesë pavarësinë dhe mediat e ndryshme në to, thotë Parlamenti i BE.

Rezoluta përmend Rusinë si "burimin kryesor prej nga vijnë dizinformimet në Europë”. Po ashtu flitet edhe për dy vende të tjera, por emrat e tyre nuk përmenden. Disa deputetë propozuan që në rezolutë të futen edhe këto dy emra, por gjatë votimit ky propozim nuk morri mbështetjen e duhur”, shkruan DW.

Të fundit