Flash News

KRYESORE

BE mobilizon 3 ekipe shpëtimi nga Greqia, Italia dhe Rumania: Do ofrojmë ndihmë sa të jetë e nevojshme

BE mobilizon 3 ekipe shpëtimi nga Greqia, Italia dhe Rumania: Do

Bashkimi Europian ka mobilizuar mbështetje shtesë nga tre ekipe të shpëtimit që vijnë nga Greqia, Italia dhe Rumania për emergjencën pas tërmeteve që goditën Shqipërinë.

Mbrëmjen e djeshme, Delegacioni i BE-së zhvilloi një takim me shtetet anëtare të BE-së, vendet jo anëtarë të BE që marrin pjesë në Mekanizmin e Mbrojtjes Civile të BE-së, si dhe partnerët e organizatat ndërkombëtare (agjencitë e OKB, USAID etj.), mbi reagimin ndaj emergjencës.

Në takim u theksua se do të ofrohet ndihmë për aq kohë sa të jetë e nevojshme. Ambasadori Luiggi Soreca nga ana e tij tha se shtetet anëtare do të jenë përkrah Shqipërisë.

 “Ne do të ofrojmë ndihmë në këtë moment të vështirë. Është një javë pikëllimi të thellë për Shqipërinë. Ngushëllimet tona shkojnë për popullin shqiptar”, tha Soreca.

Të fundit