Flash News

KRYESORE

BE nuk komenton vendimin e Metës: Palët ta zgjidhin vetë krizën politike

BE nuk komenton vendimin e Metës: Palët ta zgjidhin vetë

Zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Maja Kocijançiç është shprehur se BE “po ndjek zhvillimet” në vend, pas ngjarjeve politike të ditëve të fundit.

BE këmbëngul që kriza të zgjidhet nga institucionet shqiptare: “Kjo është një çështje që institucionet shqiptare duhet ta trajtojnë në përputhje me legjislacionin dhe jurisprudencën ekzistuese, në respekt të plotë të parimeve kushtetuese dhe demokratike”, deklaroi ajo për A2 CNN.

Kocijançiç shtoi se “tani është thelbësore që të ruhet e drejta kushtetuese e qytetarëve shqiptarë për të votuar në zgjedhjet lokale dhe për të siguruar vazhdimësinë e qeverisjes lokale. Ne përsërisim thirrjen tonë nga të gjitha palët që të angazhohen urgjentisht në një dialog konstruktiv për të kapërcyer situatën aktuale politike”.

Kocijançiç ka shmangur një përgjigje se si e vlerëson vendimin e Presidentit për të shtyrë zgjedhjet dhe paralajmërimin e shumicës për ta shkarkuar.

Të fundit