Flash News

KRYESORE

BE solidarizohet me Libanin në këto momente të vështira/ Macron: Ndihma është rrugës; Merkel: Jemi me ju!

BE solidarizohet me Libanin në këto momente të vështira/

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, kanë shprehur solidaritetin e tyre me Libanin në këtë situatë të vështirë pas dy shpërthimeve të mëdha pasditen e sotme në portin e kryeqytetit Bejrut, të cilat kanë lënë deri tani 73 viktima (numër i cili vijon të rritet) dhe mbi 3000 të plagosur.

"Unë shpreh solidaritetin tim vëllazëror me njerëzit libanezë pas shpërthimit që shkaktoi kaq shumë viktima dhe aq shumë dëme sonte në Beirut”, tha Macron, duke shtuar se: "Franca qëndron pranë anëve të Libanit. Gjithmonë. Shpëtimi dhe ndihma franceze është duke shkuar.”

Macron gjithashtu bisedoi në telefon me homologun e tij libanez, Michel Aoun, pas incidentit, duke theksuar se "ekipet e shpëtimit dhe ndihma janë rrugës”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, u shpreh se ndihet e "shkatërruar nga raportet dhe imazhet" që vijnë nga Libani pas ngjarjes tragjike.

"Mendimet tona janë me ata që kanë humbur të dashuritë. Ne i dëshirojmë të plagosurve një shërim të shpejtë. Dhe do t'i ofrojmë Liban ndihmën tonë",tha Merkel.

Të fundit