Flash News

KRYESORE

BE tha ‘jo’/ Kryemadhi: Dorëheqja, më e pakta që mund të bëjë Rama

BE tha ‘jo’/ Kryemadhi: Dorëheqja, më e pakta që mund

Një ditë pas vendimit të Bashkimit Evropian për të mos hapur negociatat e anëtarsimit me Shqipërinë ka reaguar kryetarja e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Ajo deklaroi se më e pakta që mund të bëjë kryeministri Edi Rama pas këtij dështimi është të japë dorëheqjen. Më tej ajo shtoi se miqve evropianë do u bëhet me dije se nuk janë shqiptarët ata që duhet të penalizohen, por vetëm një njeri.

Për kryemadhin pengesa më e madhe e Shqipërisë për anëtarsimin e Shqipërisë në BE është Edi Rama, ndërsa shqiptarët, sipas saj, ia kanë dalë ta bindin E vropën se e duan.

“Dorëheqja e tij është reflektimi më i pakët për përgjegjësinë që rëndon mbi kryeministrin. Shqiptarët ia kanë dalë ta bindin Evropën se e duan, por e kanë të qartë se pengesa e vetme për këtë ëndërr dhë rrugën drej BE-së është Rama.

Dështimi është individual, personal e i fokusuar vetëm tek ai. Rama zgjodhi të ndërtojë të ardhmen e tij mbi të ardhmen e shqiptarëve, zgjodhi ti grabisë, të detyrojë mijëra shqiptarë te largohen për shkak të tokës së djegur që ndërton Rama.

Shqiptarët e kanë të qartë dhe duan të largojnë Ramën si pengesa e vetme e kësaj të ardhmjeje.

Shqipëria ishte më afër hapjes se negociatave me BE-në se sa vendet e tjera, por për shkak te shkatërrimit te shtetit sot jemi shumë më pas vendeve të tjera.

Rama rrënoi edhe arritjet e realizuara prej shumë viteve me mund nga shqiptarët. Do kemi komunikime me miqtë tanë për t’u shpjeguar se sa e rëndësishme është Evropa për shqiptarët, e se nuk duhen dënuar kurrë shqiptarët, por vetem një njeri që i shërben interesave të tij të ngushta personale, e ndoshta e ndonjë interesi tjetër që ne nuk e dimë”, tha kryetarja e LSI-së.

Të fundit