Flash News

KRYESORE

BE vendos: Nuk hapen negociatat me Shqipërinë këtë vit. Shtyhen për në 2019-n

Negociatat e Shqipërisë me BE do të shtyhen për në qershor të 2019-ës. Kështu ka deklaruar komisioneri europian për Zgjerimin, Johannes Hahn. Në një mesazh në “Twitter” Hahn shpreh kënaqësinë që KE sheh më në fund dritë mbi konkluzionet e zgjerimit.

“Rrugëtimi drejt hapjes së bisedimeve të anëtarësimit në qershor të vitit 2019 është i qartë. Një sinjal kyç ky për rajonin se progresi i bërë shpërblehet, sikurse edhe vendimtar për besueshmërinë e vet BE-së”, shkruan Hahn.

Vendimin e kanë marrë sot shtetet anëtare të BE-së gjatë takimit të Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, që merret me përgatitjet e takimeve të Këshillit Europian.

Për Shqipërinë theksohet se nevojitet më shumë progres me Reformën në Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, ndërsa për Maqedoninë kërkohet progres në reformat kyçe, rezultate në luftën kundër korrupsionit, sikurse edhe ruajtja e thellimi i këtij momenti kyç të reformave aktuale.

 

 

Të fundit