Flash News

KRYESORE

BE vendos shtyrjen e ‘Brexit’ deri në janar. Britania drejt zgjedhjeve të parakohshme?

BE ka rënë dakort që ‘Brexit’ të shtyhet deri në datën 31 Janar 2020.

Lajmi konfirmohet nga Presidenti i KE Donald Tusk.

“EU27 ka rënë dakord që do të pranojë kërkesën e Mbretërisë së Bashkuar për një mbyllje #Brexit deri më 31 janar 2020. Vendimi pritet të zyrtarizohet përmes një procedure të shkruar”-shkruan presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk në twitter.

Nga ana e tij kryeministri britanik Boris Johnson tha se do kërkojë zgjedhje të parakohshme në dhjetor nëse Bashkimi Evropian propozon shtyrjen e Brexit deri në janar.

Marrëveshja e Boris Johnson u hodh poshtë nga deputetët të cilët vendosën të mos e miratonin në parlament.

Sot liderët e BE-së vendosën shtyrjen e këtij afati. Afati i deritashëm për Brexit ka qenë 31 tetori. Kjo është hera e tretë që shtyhet.

Britania ka vendosur të largohet nga BE-ja në një referendum të mbajtur në vitin 2016.

Negociata ka ka pasur por palët nuk janë dakordësuar, edhe pse ka pasur disa marrëveshje, nuk kanë gjetur mbështetje në Parlamentin britanik.

Të fundit