Flash News

KRYESORE

Bebe Rexha e zhgënjyer: Komentet më të ndyra rezultojnë të jenë nga shqiptarët

Bebe Rexha e zhgënjyer: Komentet më të ndyra rezultojnë

Bebe Rexha është një nga këngëtaret që  e bërtet me të madhe dhe me krenari faktin që është shqiptare. Sa herë ka pasur mundësi  Bebe ka kontribuar duke e përmendur kudo origjinën e saj dhe e shpreh me krenari këtë.

Mirëpo aq sa e mbështesin edhe e fyejnë shqiptarët nëpër komente në Instagram  dhe këtë, ajo e ka treguar përmes disa videove që i ka postuar në Instastory ku tregon se komentet më të ndyra janë nga shqiptarët:

“Unë e dua kulturën e vendit tim, u rrita si shqiptare dhe vërtet e dua, por ndonjëherë ndjej se shqiptarët nuk e ndihmojnë njëri-tjetrin. Në Instagram-in tim komentet më të ndyra rezultojnë të jenë gjithnjë nga shqiptarët. Kjo më bën shumë konfuze sepse… a nuk supozohet që ne t’i japim një dorë, të ngremë dhe të mbështesim njëri-tjetrin? Mendoj se duhet të tregojmë më shumë dashuri, të mbështesim njëri-tjetrin dhe të jemi krenarë.  Nuk mund të them se të gjithë nuk ma shprehin mbështetjen e tyre sepse ka persona, fansa të mitë shqiptarë që më thonë që ndihen krenarë për mua, por thjesht është e vështirë që të shohësh se vetë njerëzit e tu të thonë gjëra jo të hijshme për ty. Unë jam personi numër një që përkrah njerëz nga vend im… Megjithatë shoh që ka persona që më mbështesin dhe përkrahin, kështu që, faleminderit.”

Të fundit