Flash News

KRYESORE

Bebe Rexha flet për takimin e frikshëm me producentin: Ndihesha sikur do më përdhunonin

Bebe Rexha ka folur gjithmonë hapur për problemet që ka hasur gjatë gjithë karrierës së saj. Kësaj radhe, në një intervistë për "Cosmopolitan", këngëtarja shqiptare ka rrëfyer vështirësitë e fillimeve të saj në karrierën muzikore si dhe disa takime të frikshme që ka pasur me producentët.

“Unë dua të krijoj një mjedis të sigurt për gratë. Kur arrita për herë të parë në LA, punova me një producent shumë të madh. Ai më vendosi në një dhomë me shumë kantautorë dhe muzikantë të tjerë që të gjithë dukeshin të droguar. Ishte një producent (tjetër) që hynte në studio dhe më masazhonte këmbët. Një herë ai u përpoq të shkonte më lart mbi gjunjë dhe po bëhej disi i ashpër, kështu që i tërhoqa këmbët. Ai tha, ‘Jo, unë do të bëj atë që dua’. Por unë jam rritur për të mos lejuar kurrë që dikush të prekë trupin tim nëse nuk dua që ta bëjë”.

Bebe Rexha tregoi se producenti për të cilin ajo po fliste është shumë i famshëm sot, por nuk ka dhënë  asnjë emër.

Ajo më pas tregoi një takim të frikshëm me një producent dhe 6 burra të tjerë në një dhomë studioje që i dukej sikur do ta përdhunonin:

“Një natë unë isha vetëm në studio dhe një producent tjetër kishte një grup prej pesë ose gjashtë djemsh. Unë kisha dëgjuar gjëra rreth tij nga e kaluara dhe thjesht nuk mund ta përballoja më. Ndihesha sikur do të përdhunohesha. Në heshtje thirra një taksi nga kabina e regjistrimit, e cila ishte e mbyllur dhe dola prej atje. Ishte nata më e keqe që kisha kaluar ndonjëherë”.

Të fundit