Flash News

KRYESORE

Bebe Rexha i jep një mesazh botës: Ne, femrat shqiptare jemi shumë të forta

Bebe Rexha i jep një mesazh botës: Ne, femrat shqiptare jemi

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, nëpërmjet një komunikimi live me fansat në instastory, vetëm disa orë para paraqitjes së saj në Singapor në Kilo Lounge, ka ndarë shumë detaje nga jeta e saj. Duke treguar më shumë rreth pikëtakimit të saj me muzikën, se si ajo ia arriti të jetë sot një ndër këngëtaret me IN në industrinë e muzikës botërore.

Ajo tregon se si në moshën 16 vjeçare duke iu referuar kulturës dhe traditave shqiptare,  u pyet nëse donte të martohej, ndërsa thotë se zemra dhe intuita e saj e çonin drejt muzikës. “Unë nuk zgjodha atë rrugë, sepse besova dhe punova shumë që të jem këtu ku jam sot, pjesë e industrisë së muzikës”.

Duke treguar se sa i rëndësishëm dhe përcaktues ka qenë ky vendim për të , Bebe Rexha jep dhe një mesazh të fortë për natyrën e vajzave dhe grave shqiptare, duke treguar një potencë vendimëmarrëse, për të  bërë gjëra të mëdha. "Fakti që ne të gjithë mund ta bëjmë këtë si femra shqiptare, për mua është me të vërtetë frymëzuese, kjo tregon se ne jemi shumë të fortë", shprehet ajo.

Të fundit