Flash News

KRYESORE

'Bebe Rexha nuk ka vend në atë kategori për Grammy', shkrimi i "Inisder" për këngëtaren shqiptare

"Insider" ka bërë një shkrim për kandidaturat e çmimeve 'Grammy' dhe një ndër këngëtaret e 'shënjestruar' në këtë shkrim është dhe Bebe Rexha.

Sipas "Insider"  Bebe Rexha nuk e meriton të kandidohet në këtë kategori , pasi ajo nuk është një artiste e re që është njohur me publikun së fundmi. Shkrimi sqaron se Bebe ka vite në skenë duke u dhe shumë hite si “Me, Myself and I” në bashkëpunim me G-Eazy apo ai me Martin Garrix “In the Name of Love”.

“Duke qënë se Bebe ka qënë në skenën ndërkombëtare që në vitin 2014, ta quash ‘artiste të re’ është një gjest shumë bujar,”- shkruan revista.

Të fundit