Flash News

KRYESORE

Bebe Rexha nuk u ndahet ritmeve shqiptare, kërcen me këngët e Sinan Hoxhës

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, është shumë aktive në rrjetet sociale dhe gjithmonë ka treguar se i dëgjon dhe i kërcen këngët e artistëve shqiptarë, sidomos ato popullore.

Jemi mësuar që shpesh ta shohim Beben duke u mësuar edhe miqve të saj vallet e këngët shqiptare dhe duket se ajo është shumë e lidhur me vendlindjen e saj.

Së fundmi ajo ka publikuar disa video ku shfaqet në studio duke bërë make-up dhe dëgjon këngët e Sinan Hoxhës. Së bashku me miqtë ata kërcejnë këngën ‘Bomba’ dhe në videon tjetër bashkëpunimin e Sinanit me Seldin “Karajfil i vogël”.

Miqtë e saj shfaqen mjaft entuziastë pas këngëve, pasi tanimë janë mësuar me dëshirat muzikore të këngëtares.

Të fundit