Flash News

KRYESORE

Bebe Rexha për Dua Lipen: Dy shqiptare në 'Top List' dhe të dyja femra. Faleminderit Zot!

Bebe Rexha për Dua Lipen: Dy shqiptare në 'Top List' dhe
Bebe Rexha, Rita Ora dhe Dua Lipa janë tre shqiptaret të cilat po thyejnë rekorde botërore në tregun ndërkombëtar të muzikës. Beben dhe Ritën i kishim parë shpesh herë nën shoqërinë e njëra-tjetrës por Dua Lipa është si më e tërhequr ndaj dy bjondeve të suksesshme. Ka qenë Bebe Rexha ajo e cila ka përgëzuar Dua Lipen për klasifikimin në rënditjen e Billboard, ku praktikisht Dua Lipa ndodhet në vendin e gjashtë dhe Bebe Rexha në vendin e nëntë. “Zoti po vazhdon të më bekojë dhe jam shumë mirënjohëse. Bravo për të gjitha vajzat që janë në top 10-tëshe. Oh, dhe mos të harrojmë dy shqiptaret në këtë top listë, të dyja femra”, ka shkruar Rexha në një postim në Instagram.

Të fundit