Flash News

KRYESORE

Bebe Rexha poston foton pa rregullime: Shoqëria po na tjetërson, ja si duket një grua pa photoshop

Bebe Rexha poston foton pa rregullime: Shoqëria po na tjetërson, ja si
Bebe Rexha shpesh herë është përballur me refuzime nga ana e stilistëve për shkak të masës saj të madhe. Ky problem i saj u bë shumë mediatik kur stilistët nuk dëshironin t`i bënin fustanin për në "Emmy Awards". Por këngëtarja njihet dhe për sinqeritetin dhe nuk shtiret për të qenë "perfekte". Në postimin e saj të fundit ka hedhur një foto me bikini, foto e cila nuk ka asnjë montazh. Ajo e shoqëron foton me shkrimin: “Mbase duhet të kisha Photoshop-uar barkun që ta bëja të dukej i sheshtë. Mbase duhet të kisha Photoshop-uar këmbët që të dukeshin më të holla. Mbase duhet ta kisha bërë veten të dukesha më e gjatë dhe të pastroja celulitin. Por nuk e bëra. Shoqëria mund të të tjetërsojë krejtësisht. Ja si duket një grua pa Photoshop në Instagram."

Të fundit