Flash News

KRYESORE

Bebe Rexha publikon videoklipin e “I’m a mess”: Shpreh të vërtetën time; jam në luftë të vazhdueshme me depresionin

Bebe Rexha publikon videoklipin e “I’m a mess”: Shpreh të

Bebe Rexha ka publikuar mbrëmjen e djeshme videoklipin e këngës “I’m a mess”, që ka rezultuar një sukses i madh në tregun muzikor amerikan.

Që kur u publikua dhe deri më tani, video e “I’m a mess” është kthyer në ‘trend’ në Youtube, duke u renditur në 5 videot që po shikohet më shumë në kanalin muzikor në internet.

Këngëtarja me origjinë shqiptare ka deklaruar se video dhe kënga e re tregojnë të vërtetën e saj, luftën e vazhdueshme me ankthin dhe depresionin.

“Kam qenë shumë e zëshme dhe e sinqertë në luftën time të vazhdueshme me ankthin dhe depresionin. Doja të krijoja një video dhe një këngë që shpreh të vërtetën time. Kjo video është një festim për mua pasi më në fund kam arritur të pranoj problemet e mia. Është në rregullur për mua për të mos qenë mirë gjatë gjithë kohës. Nëse ju ndiheni të vetmuar ose të humbur, të lutem, duhet të dini që jo, dikush ju do”, shprehet Bebe.

Bebe Rexha publikoi pak javë më parë edhe albumin e saj debutues në tregun amerikan, 'Expectations'.

Të fundit