Flash News

KRYESORE

Bebe se kupton ‘ luftën’ për letër higjienike: Seriozisht?! A nuk mund të laheni?  Në Shqipëri përdornim tas dhe lanim b***

Më shumë sesa ushqime, njerëzit kanë blerë letër higjienike për shkak të pandemisë globale të koronavirusit. Qindra mijëra pamje, tregojnë vende nga e gjithë bota se si janë boshatisur qytetet më të gjalla duke u kthyer në vende “pa jetë”. Thuajse të gjithë janë të karantinuar dhe në këto kushte, njerëzit kanë blerë rezerva ushqimore dhe çdo produkt tjetër që duhet. Por produkti më i kërkuar,rezulton të jetë letra higjienike. Video të shumta, sidomos nga Amerika, tregojnë njerëz që zihen e madje edhe rrihen për letër higjienike. Bebe Rexha në një video live në Instagram, ka shprehur shqetësimin për këtë fenomen duke sjellë një shembull shumë praktik të shqiptarëve. “Nuk lahemi dot me ujë? Seriozisht? Çfarë dreqin?”- dëgjohet teksa thotë Bebe, e cila më pas shpjegon se në Shqipëri përdorej një tas dhe mund të lanit “b***”. Për fatin e mirë, në Shqipëri nuk ka pasur luftë për “letër higjienike” dhe nuk përdorim më tas ama kem bide ;)

Të fundit