Flash News

KRYESORE

Bebeja mbretërore po vjen në jetë, Dukesha e Kembrixhit po lind... tani

Bebeja mbretërore po vjen në jetë, Dukesha e Kembrixhit po
Ardhja në jetë e princit ose princeshës është çështje kohe (në mos ka ardhur tanimë). Para disa minutave “Kensington Palace” ka bërë një njoftim në Tëitter duke konfirmuar se Dukesha e Kembrixhit Kate Middleton madhet në Spitalin e Shën Marisë, në Londër, gati për të lindur. Po në këtë spital kanë ardhur në jetë edhe Princi George dhe PrinceshaCharlotte. Të gjithë po presin të marrin vesh gjininë e fëmijës së tretë të çiftit mbretëror të Anglisë. Bebeja mbretërore po vjen në jetë pak ditë para se xhaxhai i tij/saj të martohet. Ardhja në jetë e fëmijës mbretëror dhe martesa e Princit Harry me Meghan Markle, janë dy ngjarjet më të rëndësishme për momentin në familjen mbretërore, që po marrin vëmendje të gjërë mediatike.

Të fundit