Flash News

KRYESORE

Bebeka, Elena dhe Helena: E vërteta e tre emrave të bashkëshortes së Kadaresë

Bebeka, Elena dhe Helena: E vërteta e tre emrave të bashkëshortes

Në një intervistë për Mira Kazhanin e TiranaPost, shkrimtarja Helena Kadare ka rrëfyer, ndër të tjera, edhe 'historitë' e emrave të saj. E njohur deri vonë si Elena, papritur ajo u shfaq në shtyp dhe në kopertina librash si Helena Kadare. Në intervistën me Kazhanin, ajo pranon se i shoqi e thërret Beka. Që është shkurtimi i emrit Bebeka. "Bebeka ka qenë emri im deri në moshën tre vjeç. Madje kështu më thërrasin ata të familjes sot e kësaj dite. Më pas më pagëzuan me emrin e gjyshës nga babai, të cilën unë as e kam njohur: Elena", tregon ajo. Emri i tretë i erdhi si 'pagëzim letrar' nga botuesi i saj francez 'Stock' kur iu botua romani i parë në Paris. Në kopertinë të librit në vend të Elena, pa Helena. "Më pëlqeu dhe e mbajta", thotë zonja Kadare. Sa mirë që nuk është në politikë, se do i ishte dashur të mbushte një formular dekriminalizimi, dhe të shpjegonte ndërrimin e emrave.

Të fundit