Flash News

KRYESORE

Beccheti i kënaqur me 140 milionë eurot: Vuajtëm veprimin e nxituar të një qeverie të korruptuar

Beccheti i kënaqur me 140 milionë eurot: Vuajtëm veprimin e

Gjykata Ndërkombëtare e Arbitrazhit ka dhënë vendimin kundër shtetit shqiptar, i cili duhet të paguajë biznesmenit Francesco Becchetti, 140 milionë në total.

Vendimi është pasqyruar edhe në mediat italiane. Sipas portalit Affaritaliani.it, Becchettti është aktualisht një banor i Londër dhe ka në zotërim disa biznese.

“Agon Channel, i cili punësoi më shumë se 500 persona në Shqipëri, kishte marrë një pozicion kritik ndaj qeverisë shqiptare dhe kryeministrit aktual, Edi Rama”, shkruan kjo media.

Qeveria shqiptare pritet ta apelojë vendimin megjithatë gjasat që ta fitojë janë të pakta pasi në media është raportuar se procesi është mbyllur me konsensus, pasi Beketi në fillim kërkonte 600 milionë euro dëmshpërblim.

Artikulli i plotë:

Gjykata ndërkombëtare doli në konkluzionin se qeveria Rama lëshoi një urdhër-arresti të motivuar politiksh kundër Becchetti dhe ortakut të tij në biznes, duke i akuzuar ata për shmangie të taksave, falsifikim të dokumenteve, përvetësim dhe pastrim parash, duke kërkuar gjithashtu ekstradimin e tij nga Mbretëria e Bashkuar.

Gjatë arbitrimit, gjykatat e Londrës kanë refuzuar tashmë kërkesat për ekstradim nga pala shqiptare, duke e konsideruar një abuzim serioz dhe Interpol kishte tërhequr urdhrat e arrestit ndërkombëtar kundër Becchettit dhe ortakut të tij të biznesit, De Renzis, pasi Shqipëria nuk ishte në gjendje t’i justifikonte ardhër-arrestet.

Gjykata ndërkombëtare dënoi Shqipërinë për shpronësimin e paligjshëm të stacionit televiziv Agonset, në shkelje të traktatit të investimeve bilaterale midis Italisë dhe Shqipërisë, dhe urdhëroi pagimin e 140 milion eurove si kompensim ndaj Francesco Becchettit nga Qeveria Shqiptare.

Francesco Becchetti komentoi: “Familja ime dhe unë jemi të kënaqur që katër vitet e betejave ligjore kundër arrestimit të paligjshëm dhe persekutimit politik kanë përfunduar. Mendimet tona të para shkojnë për të gjitha familjet e punonjësve të grupit mediatik që u është dashur të vuajnë kaq padrejtësisht për shkak të veprimeve të nxituara të qeverisë së korruptuar shqiptare.

Ne jemi të kënaqur që gjykata ndërmori një hap të jashtëzakonshëm për të konfirmuar se ne kemi qenë të përndjekur nga shteti shqiptar. Ne mezi presim që të vazhdojmë me jetën dhe aktivitetet tona. “Policia shqiptare ndaloi punonjësit e Agon Channel në kufi. Subjektet, të cilët janë përcaktuar nga Qeveria shqiptare si “persona shumë të rrezikshëm”, përfshijnë gazetarë, drejtorë dhe analistë, por dhe kameramanë, operatorë e parukierë të TV-së”.

Të fundit