Flash News

KRYESORE

Befasi prej ballkanasi, Mandzukic nuk i hapi derën drejtuesit të njohur

Befasi prej ballkanasi, Mandzukic nuk i hapi derën drejtuesit të

Mario Mandzukic u largua nga Juventusi disi papritur. Ai u transferua tek Al Duhail në Katar për një sezon e gjysmë. 33-vjeçari e mori këtë vendim, sepse me trajnerin Sarri nuk kishte më një vend titullari me bardhezinjtë.

Goal zbulon prapaskenën e çuditshme të merkatos së verës, që ndodhi me kroatin. Ai kishte interesin e PSG-së, por lojtari refuzoi takimin. Edhe pse drejtori sportiv i parisienëve, Leonardo, e donte me patjetër dhe i kërkoi takim, sepse u nis për në shtëpinë e ish-sulmuesit të Bayernit dhe Atletico Madridit, ky i fundit nuk e hapi derën.

Leonardo ende nuk e ka kuptuar këtë. Mandzukic së paku duhet të tregonte respekt dhe jo ta injoronte brazilianin, i cili është një nga drejtuesit më të njohur në Europë. Gjithsesi, i shkoftë mbarë në Katar!

Të fundit