Flash News

KRYESORE

"Begaj-Rama, kampionë të padiskutueshëm në disiplina të ndryshme"

Gazetari Arben Vata ka krahasuar dy realitete shqiptare në një ditë të vetme.  Romela Begaj u shpall kampione në peshëngritje, ndërsa kryeministri Rama gjatë përmbytjes ka ecur mbi goma.

Duke ironizuar, Vata shkruan, “Para shumë vitesh Rama  themeloi sportin e prerjes së shtyllave me sëpatë, ndërsa vijon të mbetet kampion edhe aty. Së fundi, ai u pa këto ditë duke mbajtur ekuilibrin në një ecje të pazakontë mbi goma. Pritet që këtij sporti të ri t'i bashkëngjiten miqtë e tij Thaçi, Vucic dhe Erdoğan”.

Reagimi i plotë i Arben Vatës:

Dy realitete të ndryshme shqiptare brenda një dite ; Romela Bega shpallet kampione e botës në peshëngritje dhe kryeministri Rama, kampion kombëtar në ecjen mbi goma. Të dy kampionët kanë shënuar edhe më herët rekorde të ndryshme në sport. Begaj nga e saj i është përkushtuar gjatë gjithë jetës peshëngritjes, ndërsa Rama ka ushtruar sporte të ndryshme. Fillimisht ai ka provuar veten në basketboll, ku pavarësisht se shumë analistë sportiv përmendin vetëm aftësitë e tij për të prishur lojën e kundërshtarit, Rama ka arritur megjithatë të jetë lojtar rezervë i Dinamos dhe kombëtares. Ndërsa gjatë kohës që po ushtron politikën, Rama i është kthyer sërish sporteve, por në disiplina të reja, të pa njohura më parë. Para shumë vitesh ai themeloi sportin e prerjes së shtyllave me sëpatë, ndërsa vijon të mbetet kampion edhe aty. Së fundi, ai u pa këto ditë duke mbajtur ekuilibrin në një ecje të pa zakontë mbi goma. Pritet që këtij sporti të ri ti bashkëngjiten miqtë e tij Thaçi, Vucic dhe Erdoğan.

Urime të dy kampionëve shqiptarë Begaj e Rama për rekordet e tyre.

 

 

Të fundit