Flash News

KRYESORE

‘Bëhemi të bukura për gratë dhe jo gjininë tjetër’, rastet kur Grida Duma vishet “seksi”

‘Bëhemi të bukura për gratë dhe jo gjininë

E ftuar në emisionin “Mos i fol shoferit” me Rudina Dembacajn, Grida Duma ka treguar shumë për jetën e saj jashtë politikës. Një nga pyetjet e Rudinës ishte se si fle Grida Duma me pizhame apo ‘baby doll’ (veshje të brendshme seksi).

Deputetja demokrate, ka treguar se i ka të dyja llojet por thekson se gratë bëhen të bukura për gratë dhe jo për gjininë tjetër.

“I kam të dyja në fakt. Po të vi puna që të shkoj në një konferencë dhe të jem me një shoqe në dhomë, pa diskutim marr këto stilet e parehatshme që të tregojmë që jemi mirë.”

Në kuadër të kësaj, Grida tregon dhe sesi mendojnë kolegët e saj pedagogë në shkencat sociale, për ‘konkurrencën femërore:

“Unë kam miq të këndshëm, që megjithëse vlerësojnë gjithë estetiken feminile, përsëri kanë bindjen që ne vajzat dhe gratë bëhemi të bukura për vetveten dhe gratë, kjo nuk ndodh për gjininë tjetër”

Këtë mund ta shihni në minutën 31:56, në videon e mëposhtme.

Të fundit