Flash News

KRYESORE

“Bëhet fjalë për ish-ministrin”, deklarata e gazetarit italian për Saimirin e përmendur nga Habilajt

“Bëhet fjalë për ish-ministrin”, deklarata e

Gazetari Dario de Luca, i cili ishte i pari i cili bëri publike përgjimet për vëllezërit Habilaj, ka folur në një intervistë për “News 24” në lidhje me këtë çështje. Ai ka deklaruar se Saimiri për të cilën flitet në përgjimet e Habilajve është ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

Ndër të tjera ai ka deklaruar se gjykata ka konfirmuar masën e arrestit me burg për të gjithë të arrestuarit pavarësisht se mbrojtja e ka refuzuar duke thënë se nuk ka prova të mjaftueshme për t’i mbajtur në burg.

“Sot u zhvillua gjyqi i rivlerësimit dhe u konfirmua masa me burg për të gjithë arrestuarit.

Mbrojtja refuzoi masën e arrestit për të pandehurit pasi pretendoi se nuk ka prova për t’i mbajtur në burg.

Sipas asaj që është shkruar në aktet e Prokurorisë së Catanias, Saimiri për të cilin flitet në përgjime duhet të jetë ish-ministri i Brendshëm. Është shënuar në raportet dhe aktet e hetimit të Guardia di Finanza”,- ka deklaruar De Luca.

 

Të fundit