Flash News

KRYESORE

Behgjet Pacolli pak javë si ministër dhe siguron njohjen nga shteti i rëndësishëm; ‘harrohet’ premtimi i Enver Hoxhajt

Behgjet Pacolli pak javë si ministër dhe siguron njohjen nga shteti i

Ka vetëm pak javë që është emëruar në postin e ministrit të Jashtëm të Kosovës, por kjo nuk e ka penguar Behgjet Pacollin që të sigurojë njohjen nga shteti i Kenias. Gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Pacolli është takuar me homologen keniane, e cila i ka premtuar njohjen së shpejti të Republikës së Kosovës.

“Në vlugun dhe dinamikën e takimeve pata kënaqësinë e veçantë ta takoj edhe homologen time nga Kenia, Amina Mohamed. Dua të besoj se Kenia do të njoh së shpejti Kosovën”, shprehet Pacolli.

Kenia është një shtet i rëndësishëm në Afrikë dhe ka ekonominë më të fuqishme në Afrikën Lindore dhe Qendrore.

Ndërkohë, dy muaj më parë, ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, premtoi se një tjetër shtet do e njihte Kosovën, por nuk tha se cili do jetë ai. Gjithsesi, pasi ka kaluar një kohë e konsiderueshme ky premtim i Hoxhajt është harruar pasi njohja nuk ka ardhur ende.

Të fundit