Flash News

KRYESORE

Behrami për Blick: Jam shumë i zhgënjyer, shqiponja na ndau. Shpresoj që Xhaka të bëhet kapiten

Behrami për Blick: Jam shumë i zhgënjyer, shqiponja na ndau.

Largimi i Valon Behramit nga kombëtarja zvicerane ka shkaktuar shumë zhurmë në Zvicër. Ai është njoftuar vetëm me një telefonatë për largimin e tij dhe më shumë se sa i acaruar ai është i zhgënjyer. Në  intervistë për gazetën zvicerane “Blick”, Valoni ka pranuar se shqiponja dy krenare e bërë në Kupën e Botës, ka treguar anën tjetër të lojtarëve shqiptar në Kombëtaren e Zvicrës.

Pyetjes se për çfarë i tha trajneri  Vladimir Petkovic, Behrami është përgjigjet:

“Mendova se është një telefonatë e zakonshme. Por ishte një telefonatë për të më përjashtuar nga skuadra kombëtare. Një muaj pas Kupës së Botës në Rusi. Janë dinamika që nuk më pëlqejnë.”

Çfarë dinamikash?

Dinamika që nuk përputhen me atë që unë doja të jepja për skuadrën. Gjithmonë kam promovuar bashkimin. Skuadra duhet të jetë një dhe e bashkuar, edhe në momente pozitive dhe ato negative. Por tek ne ndodhi një çarje. Futbolli mbi të gjitha është një sport që i bashkon njerëzit që vijnë nga kombësi dhe kultura të ndryshme. Dhe kjo ka qenë gjithmonë një shenjë dalluese e Zvicrës.

Çfarë do të thuash me ndarje? A është shqiponja dy-krenare e Xhakës dhe e Shaqirit që shaktoi gjithë këtë?

Jam dakord. Ato veprime na ndanë. Treguan anën tjetër tonën. Është gjithmonë e lehtë të kritikosh. Na thanë që ne preferonim një komb tjetër mbi Zvicrën, por besoj se e kemi treguar se kujt i përkasim. Ne gjithmonë kemi mbajtur përgjegjësitë tona si zviceranë. Në fitore dhe në humbje. Trajneri mund të thotë çfarë të dojë por është një vendim politik. Njerëzit shtyjnë gjithmonë përpara për të ruajtur pozicionet e tyre, por nuk kanë asnjë ide se si ndihet një atlet. Në të njëjtën kohë, e gjithë kjo nuk është një problem i madh për mua. Tani kam më shumë kohë për vajzat dhe gruan time.

A ndiheni më shumë i zhgënjyer apo i acaruar?

Jam i zhgënjyer.  Edhe unë jam njerëzor, kam ndjenja për njerëzit e tjerë këtu. Po flas për trajnerin dhe gjithë grupin, si një person që  më dhëmb shumë. E di që zhgënjime të tilla janë pjesë e futbollit. Por të paktën prisja që ky vendim të më thuhej përballë, të më shihnin në fytyrë e të më vinin dorën në shpatull. Dhe jo të ma komunikonin lajmin përmes telefonit.

A do ta mbështesësh kombëtaren zvicerane dhe pas kësaj?

Do ta mbështes gjithmonë skuadrën. Menjëherë pasi mora vesh vendimin, i telefonova Xhakës dhe i thashë: Shpresoj të jesh një lider i kësaj skuadre dhe shpresoj të kem ndihmuar për sa kohë kemi luajtur bashkë. Ai mu përgjigj që gjithmonë kam qenë një model për të dhe se do të jetë gjithmonë aty për mua.

Të fundit