Flash News

KRYESORE

"Bëhu hero për dikë që ka nevojë”; i shpëtoi Covid-it, mjeku reanimator dhuron plazmën e gjakut për kurimin e të infektuarve

"Bëhu hero për dikë që ka nevojë”; i

Mjeku reanimator Roland Xhaxho i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë” për dhurimin e gjakut që do t’ju shërbejë pacientëve të infektuar me COVID-19.

Xhaxho i infektuar me koronavirus arriti që të fitonte luftën me sëmundjen dhe tashmë ka dhuruar plazmën, e cila do të përdoret për të kuruar të prekurit me këtë virus.

Lajmi është bërë me dije nga Ministria e Shëndetësisë, e cila bën apel që shembulli i mjekut të ndiqet edhe nga personat e tjerë që e kanë kaluar COVID-in.

"Krenare për mjekët, që me shembullin e tyre, përçojnë vlerat e humanizmit dhe solidaritetit për atë që ka më shumë nevojë. Dr. Roland Xhaxho, pasi e ka mundur virusin e rrezikshëm, i është bashkuar nismës “Bëhu hero për dikë që ka nevojë”, duke dhuruar gjak, që do të shërbejë për trajtimin e pacientëve me COVID19. Bëhu edhe ti hero për dikë që ka nevojë për ty! Dhuro gjak/plazëm", shkruan ministria e Shëndetësisë.

Të fundit