Flash News

KRYESORE

Behxhet Pacolli dhuron 1 milion euro në ndihmë të të prekurve nga tërmeti

Behxhet Pacolli dhuron 1 milion euro në ndihmë të të

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës, Behxhet Pacolli do të japë 1 milionë euro në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti. Ai deklaroi se bashkë me familjen ka vendosur që t’u gjendet pranë të prekurve në këto ditë të vështira.

“U trondita kur pashë dëmet në jetën e njeriut dhe në infrastrukturë që tërmeti shkatërrues po lë pas në Shqipëri. Duhet solidaritet dhe mbështetje për të siguruar që qytetarët e prekur të mund të kthehen shpejt në jetën normale. Kemi vendosur së bashku me familjen time (ne djemtë e Isa dhe Ruhan Pacollit) që të dhurojmë 1milionë euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti”, njoftoi Pacolli në profilin e tij në Facebook.

Ai shtoi se shuma e dhuruar do të menaxhohet bashkë me qeverinë e Shqipërisë.

“Kjo është më e pakta që unë dhe familja ime mund të bëjmë për Shqipërinë tonë të dashur. Mbështetja ime për vëllezërit tonë do të jetë e vazhdueshme dhe shpresoj së shpejti ata të kthehen në normalitet.”, u shpreh ministri i Jashtëm në detyrë, duke shtuar se “pret po ashtu që në mënyrë të organizuar të pranojë edhe qindra familje këtu në Prishtinë”.

Të fundit