Flash News

KRYESORE

“Do bëj Tepelenën publicitare”, Tritan Shehu i kundërpërgjigjet Tërmet Peçit: Mos u “fshih” pas siglës së bashkisë

“Do bëj Tepelenën publicitare”, Tritan Shehu i

Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun Gjirokastër, Tritan Shehu i është kundërpërgjigjur kreut të bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi.

Përmes një statsui në rrejtin social “Facebook” Shehu akuzon kryebashkiakun Peçi se fshihet pas faqes zyrtare të bashkisë teksa shkruan: “Unë tu drejtova nga Faqja e ime Personale dhe nuk u “fsheha” mbas siglës së ndonjë institucioni”.

Deputeti demokrat i kërkon Peçit të mos flasë përmes projekteve letër, por për projektet e realizuara teksa i kujton kanabisin dhe pasojat shkatërruese të tij në atë zonë.

Reagimi i Tritan Shehut:

TERMETI SOT PERDOR FACEBOOK-un ZYRTAR TE INSTITUCIONIT TE BASHKISE SE TEPELENES SI “BUNKER” PRIVAT!

Se pari une nuk jam “shoku” yt por jam deputet i Qarkut te Gjirokastres dhe e kam per nder qe kam qene edhe deputet i Lushnjes si dhe diku tjeter qe prej 1991.

Se dyti nuk mund te perdoret Faqja Zyrtare e Bashkise se Tepelenes (se paku keshtu shkruhet aty), si nje “bunker i fshehte” nga ku mund te "qellohet" me nje gjuhe te tille ndaj deputetit; nqs desheron mund te perdoresh ate privat.

KJO ESHTE SHKELJE E LIGJIT PER TY DHE PUNONJESIT PERKATES!

Une tu drejtova nga Faqja e ime Personale dhe nuk u “fsheha” mbas sigles se ndonje institucioni!

Se treti leri me nje ane projektet ne leter te te ardhmes, fol per ato te realizuara.

Se katerti fol e bertit per kanabisin ne radhe te pare e pasojat shkaterruese te tij- eshte nje detyrim i yti ligjor ky!

DHE KETO T’I SHKRUAJ JO SI TERMET, TE CILIT AS DO T’I ISHA PERGJIGJUR, POR SI KRYETAR I BASHKISE SE TEPELENES.

Per te tjerat do te diskutoj edhe ne mbledhjet e Keshillit Bashkiak.

 

Të fundit