Flash News

KRYESORE

Bëj zgjedhjen e duhur për shtëpinë tuaj dhe njëherazi mbështet kauzën për gratë me kancer gjiri

Të gjithë e dinë se përdorimi i zbutësit i bën rrobat tuaja të jenë më të buta dhe të kenë aromë më të mirë. Në rastin kur ato janë të buta, kanë aftësinë t`ju japin komoditet në trup dhe jo ashpërsi apo "gërvishtje".

Përveçse dhuron butësi, zbutësi i rrobave ka një efekt të veçantë që përmes aromës, të japë një freski. Por duhet të kemi shumë kujdes me përzgjedhjen e produktit të duhur pasi tregu ofron shumë mundësi, por si të jemi "të zgjuar" që të marrim atë i përfshin dy cilësitë e mësipërme dhe çfarë është me e rëndësishme, të ketë dhe një çmim që i leverdis xhepit të shqiptarëve.

"Novela" është një ndër sugjerimet më të mira për çdo grua që ja di rëndësinë rrobave të lara me një zbutës "all inclusive". Në përgjithësi, ne jemi të prirur të shijojmë në trup rroba që vinë era e mirë por një aromë e tillë që vjen si freski dhe një aromë e rëndë "a thua ke hedhur gjithë shishen e zbutësit mbi trup."

Në tre ngjyra dhe me një promocion shumë të rëndësishëm, "Novela" është zgjidhja e duhur për të gjitha vajzat e gratë që pëlqejnë të jenë ato të "veçantat" e zgjedhjes së një produkti shumë të mirë.

Çka vlen të theksohet është se "Novela" në 2 litra do të vijë me një promocion dhe 15 lekë nga shitja e çdo produkti do të shkojnë në mbështetje të një kauze shumë të rëndësishme, një shqetësimi global. Do të shkojnë për kauzën e Europa Donna Albania për të mbështetur "Programin Rozë", për gratë me kancer gjiri.

Kanceri është një ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në Shqipëri. Kanceri i gjirit është kanceri i dytë më i shpeshtë  në botë. Bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetit, për vitin 2012 ishin 1.7 milionë raste të reja grash të diagnostikuara me këtë lloj kanceri. Prandaj, "Novela" e mbështet këtë bashkëpunim me organizatën e vetme në Shqipëri që mbështet vetë pacientet, që mbështet gratë e kësaj kategorie.

Promocioni nis sot dhe do të zgjasë deri në fund të tetorit, që është dhe Muaji Ndërkombëtar i Ndërgjegjësimit të Kancerit të Gjirit. Të ardhurat e grumbulluara do t`i dhurohen "Europa Donna Albania", për të mbështetur "Programin Rozë" të kësaj organizate.

Produktin do mund ta blini kudo sepse fushata promocionale do të jetë në gjithë Shqipërinë dhe shpërndarja e këtyre zbutësve do të bëhet në të gjithë vendin.

Të fundit