Flash News

KRYESORE

"Bëjini edhe ju share", figurat publike që i janë bashkuar protestës së studentëve

Protesta e studentëve prej 6 ditësh është kthyer në një nga çështjet më të diskutuara dhe më të nxehta në Shqipëri. Me një qëndresë këmbëngulëse, ndonëse e tentuar shpesh herë të 'ndotet' politikisht, studentët vazhdojnë të mbrojnë protestën e tyre. Shpesh herë ndodh që protesta të tilla të përfshijnë njerëz të famshëm dhe me ndikim për ta bërë sa më vizibël, por kësaj radhe ka ndodhur ndryshe, vipat i janë bashkuar protestës duke tentuar të 'marrin' nga fama e tyre. E thënë kjo jo në kuptimin negativ, sepse është një nga protestat e rralla, që ndodh një herë në kaq dekada e që të përfshin kaq shumë dhe ke dëshirë të jesh me se s`bën pjesë e saj. E nisën disa, dhe tani janë shtuar. Këto janë vipat që kanë mbështetur protestën e studentëve për kërkesat e tyre për një arsim më të mirë, cilësor por dhe të lirë:
 
View this post on Instagram
 

Patriotizmi i vërtetë nuk është thjesht xhaketa apo kravata juaj e kuqe, as kënga e xhamadanit qe shpërthen nga xhamat e makinave luksoze me të ardhura prostitucioni, as kenge pseudopatriotike per dashurine e madhe per shqiponjat qe i keni shfarosur per ti ngrënë, as droga, as kriminaliteti. Jooooooo,  Patriotizmi i vërtetë kushton diçka zotërinj. Kushton më tepër se liria. Patriotizëm i vërtetë do të thotë besnikëri, të jesh i betuar për diçka më të madhe se vetë kombi. Patriot i vërtetë është një i dashuruar me jetën, i lirë në hapësirë, nuk ben pakte me djallin, nuk vjedh vëndin e tij, etj etj etj. Refreni i Patriotizmit të vërtetë nuk është vetëm "O sa mirë me qënë shqiptar", por edhe "Zoti na bekoftë ne humanët" E thënë thjesht, Patrioti i vërtetë e do vendin e tij  jo të izoluar, por si anëtar dhe pjesëtar dinjitoz i një komuniteti global.

A post shared by Robert Aliaj Dragot (@robertdragot) on

 
View this post on Instagram
 

Sot ne proteste duke dokumentuar vete momentet e bukura me bashkemoshataret e mij! Ketu ka vetem shprese, lumturi, grinte, nerv, pasion qe ka qene i heshtur kaq kohe e tanime shpertheu ne siperfaqe! Frymezim kjo proteste studentore qe edhe ne shi nuk ndaloi asnje moment! Zemra mal per cdo gjysh, gjyshe dhe prind qe bashkohej per te ardhmen e femijeve dhe niperve te tyre. Nje falenderim special shkon per solidaritetin qe treguan ato biznese qe shperndane uje dhe ushqime dhe ato familje qe po strehojne studentet nga rrethet. Shpresoj qe te gjthe te vine edhe neser, qofte edhe per pak kohe pasi nuk ka asgje per te patur frike por vetem do lumturoheni nga pasioni dhe forca e te rinjve qe ne fakt nuk po bejne asgje tjeter pervecse po ngrihen per te ardhmen e tyre!! #mestudentet •photo album•(Swipe Right➡️)

A post shared by Eva Murati (@evamurati) on

Të fundit