Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bejko: Arba Kokalari, një shuplakë e fortë për sistemin e mbyllur nepotik dhe klanor të Shqipërisë
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, njëkohësisht dhe pedagog, Roland Bejko, pas zgjedhjes së Arba Kokalarit si eurodeputete e Suedisë, i ka dërguar një mesazh kryedemokratit Lulzim Basha dhe politikanëve të tjerë.
Sipas Bejkos, “rasti Arba, është këmbana që bie si sfidë veçanërisht për liderin e opozitës Lulzim Basha për t’u ndarë njëherë e mirë nga ky sistem i mbyllur që është vrasës i mundësive”.
Më tej ai shprehet se kryetari i opozitës ka rastin më të mirë, që pasi e shpëtoi Shqipërinë nga duart e krimit me dekriminalizimin e tij, t'u prezantojë shqiptarëve ofertën e një sistemi të hapur nesër në pushtet, të pastruar nga dallkaukët, injorantët dhe lëpirësit e paaftë në favor të elitës së iluminuar.
“Me këtë rast Z. Basha i jep fund jo thjesht një sistemi të mbyllur, por vet tranzicionit 30 vjeçar”, shprehet më tej politikani i djathtë.
Bejko shton se fitorja e Arba Kokalarit është një shuplakë e fortë për sistemin e mbyllur nepotik dhe klanor të Shqipërisë.
Reagimi i plotë:
Arba Kokalari, një shuplakë e fortë për sistemin e mbyllur nepotik dhe klanor të Shqipërisë.
===================================
Arba Kokalari është zgjedhur deputete e Parlamentit Evropian duke përfaqësuar Suedinë, këtë shtet të bekuar të mundësive për të gjithë.
Dhe Arba ja doli, vet, vetëm, me zotësi, talent, këmbëngulje, besim dhe profesionalizëm duke bërë një karrierë normale që e ka nisur si e zgjedhur në këshillin lokal të lagjes vet.
Bravo Arba, urime dhe suksese!
Shembulli i saj normalisht frymëzon Arbat dhe Arbët e tjerë arbërorë që kanë ambicie, aftësi dhe cilësi si të saj dhe që duan ti vënë në shërbim të zhvillimit ekonomik dhe të demokracisë shqiptare.
Njoh shumë prej tyre që e kanë lënë Suedinë, Italinë, Anglinë, Francën, USA-n etj dhe janë kthyer me besim këtu me diploma prestigjoze në valixhe, dhe me valixhen plot me ëndra, besim, entuziastë dhe euforikë se vendi i tyre do ti priste krahëhapur për t'u dhënë një mundësi. Mundësinë për të zhilluar një karrierë normale me bazë meritën. Por nuk ja kanë dalë dot.
Nuk ja kanë dalë, sepse i kanë penguar. I kanë penguar sepse Shqipëria nuk është vend i mundësive dhe i meritokracisë.
Në Shqipëri sistemi është i mbyllur. Meritokracia, (me shumë pak përjashtime) është shfaqje e huaj. Jetojmë akoma në një parashoqëri, pothuajse tribale, ku sundon nepotizmi, klientelizmi, informaliteti dhe partitokratizmi klanor.
Shqipërinë e sundon akoma klasa që u shpall "fituese" pas luftës së II Botërore. Prej asaj kohe dhe sot lëviz dhe ciklohet në një spirale të mbyllur. Pushteti është në dorë të së njëjtave klane të së majtës e cila interferon dhunshëm në çdo skaj të shoqërisë, edhe djathtas po të doni.
Si majtas dhe djathtas është gati e pamundur ta kapësh elitën me meritë nëse nuk je pjesë e klanit vendimarrës.
Pra në Shqipëri nuk ka vend për Arbat/ët idealistë sepse sistemi është ndarë në "elitën" e vogël klanore, dhe në "shërbëtorët e elitës". Dhe nëse guxon të pretendosh që "nga shërbëtor i elitës"të futesh në "elitën" vendimarrëse pa qenë "i familjes klanore" , të flakin dhe të marrin për të çmendur. Madje të shikojnë me habi sikur duan të të thonë "si guxon" ta kapërcesh kufinjtë. (?!)
Prandaj dhe Arbat e kthyera nga jashtë, apo dhe ato/ata që janë formuar për së mbari në Shqipëri, valixhen e ëndrave e mbushin plot me zhgënjim duke marrë më tej aratinë për kush e di se ku përgjithmonë.
Nuk e di nëse Arba do të kishte mundur të ishte bërë ndonjëherë deputete në Shqipëri, por përvoja ime 29 vjeçare në politikë më thotë se do ishte e vështirë për mos thënë e pamundur. Sepse këtu që të bëhesh eltë drejtuese dhe vendimarrëse duhet të jesh vajza e Gegpriftit, Ballukut, djali i Kristaqit, i Bushatit, nipi i Kolekës etj ishësh të nomeklaturës së lartë komuniste. Ose duhet të jesh trafikant, koncesionar, etj.
Bukur e kish shkruar dikush në rrjetet sociale. Nipi i Enver Hoxhës, trafikant droge, mbesa e Musinesë eurodeputete.
Por kjo "çudi" ndodhi pikërisht se Arba u bë në Suedi dhe jo në këtë xhunglën tonë.
Sepse këtu Arbat/ët ose duhet ti shërbejnë "elitës" kokëulur e gojëmbyllur, ose duhet ta braktisin Shqipërinë.
Pra e thënë troç, Arba u bë eurodeputete sepse ishte në Suedi, në një vend të huaj. Në një vend mundësish dhe shancesh të barabarta ku fiton më i zoti, më i afti, më punëtori, më profesionisti.
Po të ishte në Shqipëri, edhe ajo do kishte fatin e të ngjashmëve të saj, dash për shkak të origjinës familjare, dash për shkak të përkatësisë klanore.
Shembulli i shkëlqimit të Arbës në Suedi, na konfirmoi edhe një herë se shqiptarët e mirë dhe të ditur janë bekim për vendet e huaja, si rasti i Rilindasve tanë. Edhe ata shkëlqyen jashtë Shqipërisë. Shprehja që "s'bëhesh dot profet në vendin e vet" këtu tek ne mer vlerë.
Të gjithë u ndienë krenarë për suksesin e saj sepse u promovua larg tyre, se po të ishte këtu, të parët do ta mbysnin ata që e uruan "me entuziazëm e krenari".
Shumë mirë që edhe elita politike dhe shtetërore e uroi Arbën për fitoren. Shumë mirë që u ndienë krenarë. Po përgjegjësi dhe vrasje ndërgjegjeje për promovimin që i kanë bërë këtu kësaj "elite" mediokre, injorante, të paaftë, të korruptuar dhe shpesh kriminale a ndjeu kush?
A do ta vrasë ndonjërin ndërgjegjia për instalimin e këtij sistemi të mbyllur klanor në të gjitha nivelet e shtetit shqiptar?!
Ja pra, rasti i vajzës me origjinë nga Gjirokastra Arba Kokalari, më shumë se për t’u mburrur pa meritë, është një moment reflektimi për ta shkallmuar sistemin e mbyllur nepotik e tribal që na sundon për dekada të tëra në favor të një sitemi të hapur me bazë meritën, aftësinë, profesionalizmin dhe patriotizmin modern. Është momenti për të nxitur qarkullimin e elitave në Shqipëri në vend që të riciklojmë akademikisht të mbeturit e regjimit të vjetur.
Rasti Arba, është këmbana që bie si sfidë veçanërisht për liderin e opozitës Lulzim Basha për tu ndarë njëherë e mirë nga ky sistem i mbyllur që është vrasës i mundësive. Kryetari i opozitës ka rastin më të mirë që pasi e shpëtoi Shqipërinë nga duart e krimit me dekriminalizimin e tij, t'u prezantojë shqiptarëve ofertën e një sistemi të hapur nesër në pushtet, të pastruar nga dallkaukët, injorantët dhe lëpirësit e paaftë në favor të elitës së iluminuar.
Me këtë rast Z. Basha i jep fund jo thjesht një sistemi të mbyllur, por vet tranzicionit 30 vjeçar.
Pra nëse duam ta ndihmojmë Arbën në përpjekjet e saj edhe si përfaqësuese e interesave të Shqipërisë drejt integrimit evropian, duhet ta fillojmë nga ndryshimi rënjësor i sistemit të vjetër, mbytës dhe të koruptuar që vret meritën dhe aftësinë.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38