Flash News

KRYESORE

Bejko kategorizon shoqërinë shqiptare: Elita dhe shërbetorët

Bejko kategorizon shoqërinë shqiptare: Elita dhe shërbetorët

Pedagogu Roland Bejko në emisionin “Ekopolitikë” në RTV Ora  u shpreh se shoqëria shqiptare është ndarë në elitë dhe në shërbëtorë të elitës. Në kategorinë e parë, Bejko rendit ata që kanë pushtuar jetën politike, ekonomike dhe shoqërore, ndërsa në të dytën ai pozicionon “ata që shkojnë deri tek kufiri për të qenë elitë, por nuk i japin korridoret për të qenë elite”.

Në këto 30 vite ne kemi mësuar një gjë. Ne e kemi nisur politikën kur unë kam qenë student, 20 vjeç. Por me shoh edhe sot që jemi brenda një sistemi të mbyllur elitash. Pra kjo do të thotë që, ajo elitë që ishte në '90 nuk është se u krijua në '90, ajo ka qenë elita e fillim viteve '80, të shekullit të kaluar, pra të regjimit komunist dhe erdhi edhe më vonë.

Mendoj që shoqëria shqiptare është ndarë në elitë dhe në shërbëtorë të elitës. Kjo elitë është bërë monopoliste, e ka monopolizuar thuajse të gjithë jetën aktivitetin ekonomik, politik, publik në shoqërinë shqiptare. Nga ana tjetër shohim që punëtorë të elitës janë ata që shkojnë deri tek kufiri për të qenë elitë, por nuk i japin korridoret për të qenë elitë. Sepse ose duhet të jenë pjesë e klanit, që është një organizim tribal në një farë mënyre”, mendon ai.

https://www.youtube.com/watch?v=kEzbtU1TE1k

Të fundit