Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Bejko pro djegies së mandateve, por kundër largimit të Rudina Hajdarit: Nëse Basha largon bijën e Azemit, s'do jem më anëtar i PD
Kryetari i degës së PD-së në Gjirokastër, Roland Bejko, në një shkrim në Facebook, u ka bërë thirrje të gjithë atyre që sulmojnë Rudina Hajdarin që të ndalojnë, pasi sipas tij sulmet janë të të turpshme dhe nuk i nderojnë.
Ndonëse shprehet se vetë ai është në në mbështetje të vendimit të PD sepse e shikon “si të vetmen mundësi të rënimit nga themelet të këtij rregjimi antidemokratik që po sundon shqiptarët”, Bejko shprehet kundërt largimit nga PD të Rudina Hajdarit pasi ajo nuk ka dorëzuar mandatin e deputetes.
“Unë vet jam në mbështetje të vendimit të PD sepse e shikoj si të vetmen mundësi të rënimit nga themelet të këtij rregjimi antidemokratik që po sundon shqiptarët.
Por, nëse Lulzim Basha largon nga PD të bijën e Azem Hajdarit, unë deklaroj sot se nuk do të jem më anëtar i Partisë Demokratike për aq kohë sa kjo parti parimin e saj fondamental LIRINË, ta ketë zëvendësuar me DISIPLINËN, me këtë parim që është në genin e partive që pjellin diktatorë dhe diktatura”, shprehet ndër të tjera Bejko.
Reagimi i plotë i Roland Bejkos:
Boll me sulme ndaj Rudina Hajdarit, ato janë të turpshme. Nuk ju nderojnë
Rudina është e bija e Azem Hajdarit, e atij lideri të fortë që frymëzimin për aktet e mëdha politike e merte nga liria.
Azem Hajdari ishte një figurë atipike në politikën shqiptare që nga dita e parë e deri në ditën e fundit të jetës së tij.
Ai nuk dinte të lëpihej, të zvaritej, të servilosej për t’u ngjitur në karrierë. Ai nuk ishte konformist. Ai refuzonte të mendonte me mendjen e të tjerëve, por mendonte, gjykonte e vendoste me mendjen dhe zemrën e tij.
Ai nuk ishte dele në tufën e madhe, ku urtësisht e paqësisht mund të hidhej në humnerë me urdhërin e parë të të parit të kopesë, por ishte i tillë që vihej vet në krye të tufës dhe shpesh e shpëtonte atë nga rrëzimi në honet e thella të politikës.
Azemi ishte i pabindur ndaj urdhrave dhe vendimeve të partisë kur bindja, llogjika, arsyeja apo edhe instikti i thoshte se shumica e kishte gabim.
Prandaj edhe raportet e tij me lidershipin e PD-së dhe drejtuesit e qeverisë së saj ishin shpesh të tendosura.
Azemin e përjashtuan nga grupi parlamentar i PD-së pikërisht sepse nuk mendonte e nuk vepronte si grupi. Azemin e larguan nga kryesia e PD-së. Por ama nuk më kujtohet që ta kenë përjashtuar nga partia. (Mbase e kam gabim, por i pari dhe i vetmi i përjashtuar nga partia është Myslim Murizi, sot 28 vite pas rënies së asaj partie që përjashtimin e kuadrove të vet e kishte mënyrë mbijetese.
Pastaj dihet. Azemin e vranë. Dhe ne që ndiheshim të bezdisur prej protagonizmit në gjallje të tij, në vdekje e bëmë hero. E shpallëm hero dhe me emrin e tij në gojë u nisëm përpara për të frymëzuar njerëz e për të fituar beteja. E shpallëm hero dhe i bëmë monumente dhe ishte hera e parë që u treguam të drejtë me të. I dhamë atë që meritonte; Piedestalin e tribunit të demokracisë.
Tani lipset që ta respektojmë dhe ta lëmë të qetë aty ku është në parajsën dhe qetësinë e botës së amshuar.
Secilit nga ne, nëse i cënohet më e shtrenjta gjë, fëmija i tij, nuk të fal. Nuk jemi më delet e urta të kullarisura e të parfumosura. Kur dikush guxon të na prekë, fyejë apo bullizojë fëmijët tanë, e flakim kostumin dhe etikën e të paqmit dhe nxjerrim macen, ujkun, tigrin, luanin apo çfarë të doni, që është në gjumë brenda nesh.
Kjo është arsyeja njerëzore se përse të gjitha hienat duhet t’i rinë larg Rudina Hajdarit. Mos t'ju gënjejë mendja. Ajo nuk është vetëm. Pisa !
Tani të kthehemi te arsyeja politike.
Kur ne e themeluam PD në dhjetor të '90, ishim të bindur se po krijonim një parti ku si fe të saj do të kishte LIRINË dhe jo DISIPLINËN.
Partia që mbijetonte me DISIPLINË si armike e egër e LIRISË ishte ajo tjetra, partia e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, pra PPSH. Ishte ajo parti që kishte vrarë, izoluar e varfërusr për 45 vjet shqiptarët.
PD në kohën që është drejtuar nga Sali Berisha është e vërtetë që nuk ka qenë në ditët e saj më të mira në raport me demokracinë e saj të brendshme, ju ka ngushtuar hapësirat e veprimit dhe ligjërimit politik zërave ndryshe dhe i ka detyruar të largoheshin, por nuk më kujtohet që të ketë shkuar deri në përjashtim të drejtuesve të saj nga partia. Kryetari i PD z. Lulzim Basha, nisur nga profili i tij prej perëndimori ishte shpresë e madhe e demokratëve dhe e shqiptarëve se minimalisht do ta demokratizonte dhe modernizonte partinë nën frymën e principeve të Lirisë dhe jo të Disiplinës. E do mjaftonte kjo që të mbahej mend gjatë në historinë e politikës shqiptare. Ai vet ka deklaruar publikisht më shumë se një herë se sa të jetë ai në krye të partisë nuk do ketë përjashtime nga kjo parti.
Është ende në kohë të mos ndikohet në vendimarrje nga eremitë që vijnë nga bota e erët e nëntokës politike..
Është e vërtetë gjithashtu që partia ka nevojë për rregull dhe respektim rregullash për mirëfunksionimin e saj. Por bota perëndimore e ka zgjidhur këtë moment delikat nëpërmjet transparencës në vendimarje, debatit në forume, dialogut, kulokut etj, dhe jo vendimarrjes individuale, të çastit, pa kuvendim. Të tilla praktika në vendimarrje janë atoritare dhe rrezikojnë të prishin kohezionin në parti. Çorienton dhe fyen inteligjencën e gjithsekujt nga personalitet më të mira që ke zgjedhur në forumet më të larta të partisë sado i drejtë të jetë vendimi i marrë. Në demokraci partia nuk është e kryetarit, por kryetari është i partisë. Rregulli në parti nuk sigurohet nëpërmjet kërcënimit se po nuk mu binde të përjashtoj. Kjo praktikë mund të sigurojë një rregull të përkohshëm, një qetësi të rreme. Më vonë shpërthen dhe të kthehet në bumerang. Disiplinën në parti nuk mund ta sigurojnë as piranjat që sulmojn nëpër rrjetet sociale me fyerje e shpifje këdo që nuk mendon si ata.
Dhe në këtë kuadër i gjej të padrejta sulmet politike, anatemimet dhe letrat publike që i adresohen zj. Rudina Hajdari duke i bërë thirrje që të dorëzojë mandatin. (oh sa të shpifura janë këto letra. Sa të tilla na ka adresuar dynjaja në 1990-1991, atëherë që po i dilnim kundër partisë së punës që falë saj po shkolloheshim dhe ishim të lumtur dhe që na jepte dhe ajrin që thithnim)
Natyrisht, mirë apo keq, u mor si u mor vendimi për dorëzimin e mandatit të deputetit është detyrim statutor, por edhe moral t’i bindesh vendimit të shumicës.
Por ama kërcënimi me përjashtim nga partia, është një kërcënim komunist. Në statut janë të parashikuara masat disiplinore në parim, por askund nuk thuhet shprehimisht se në këtë rast përjashtohesh nga partia. Por edhe nëse ky artific do ishte sanksionuar në statut, jo vetëm që nuk duhet aplikuar në asnjë rast, por ai duhej fshirë një sekond e më parë nga faqja e statutit sepse bie në kundërshtim me principin e lirisë.
Në këto çaste e bija e Azem Hajdarit nuk po bën as më shumë as më pak veçse po respekton vetveten, mendimin dhe gjykimin e saj. Ajo është një qenie politike që ka të drejtë të mendojë, të analizojë, të gjykojë dhe të vendosë vet çfarë do të bëjë me mandatin e deputetit. Është në të drejtën e saj. Është në lirinë e saj.
Rudinës po i kërkohet të bëjë atë që bënte dhe Ati i saj. Pikërisht atë është duke bërë edhe ajo. Po mendohet dhe do vendosë vet. E lirë. Me ndërgjegje. Ashtu si në gjallje babai i saj. Në mënyrë atipike. Ndoshta edhe përkundër vendimit të shumicës. Sepse ajo është vajza e Azem Hajdarit dhe lirinë e ka në adn.
Unë uroj që vendimi i Rudinës të jetë si vendimi i shumicës. Por edhe po nuk ishte i tillë, do të ishte një turp i madh nëse Partia Demokratike do të përjashtonte nga radhët e saj të bijën e themeluesit, heroit dhe tribunit të demokracisë shqiptare.
Unë vet jam në mbështetje të vendimit të PD sepse e shikoj si të vetmen mundësi të rënimit nga themelet të këtij rregjimi antidemokratik që po sundon shqiptarët.
Por, nëse Lulzim Basha largon nga PD të bijën e Azem Hajdarit, unë deklaroj sot se nuk do të jem më anëtar i Partisë Demokratike për aq kohë sa kjo parti parimin e saj fondamental LIRINË, ta ketë zëvendësuar me DISIPLINËN, me këtë parim që është në genin e partive që pjellin diktatorë dhe diktatura. Pra, për hir të asaj se mos më mërzitet kryetari apo turmat e inatosura, unë nuk do pranoj të jem hija e vetvetes, pra hija e studentit të Dhjetorit 90.
Dhe siç thoshte Azvi Nelaj në poezinë e tij përpara se regjimi komunist me DISIPLINËN e tij të diktaturës së proletariatit t’i merrte jetën,, "JETA DHE VDEKJA MERITOHEN" !
Krimbat që zvariten rrezikohen të shkelen nga këpuca e të parit që kalon aty pari.
(PS. Meqë vdisni për disiplinën si praktikë, dhe kush ju disiplinon e respektoni dhe e doni më shumë, nuk pranoj askënd të më bëjë komente negative në faqen time. Do t'ju disiplinoj duke jua fshirë ato ;) )
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38